MENU
klinika

"...përndryshe do mposhtemi!"

OKB: Duhet bashkëpunim botëror kundër koronavirusit

28.03.2020 - 16:09

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të premten se kombet kudo në botë duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër COVID-19 “përndryshe ne do të mposhtemi nga virusi”, siç tha ai.

Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS, Antonio Guterres tha se ishte i shqetësuar se nëse virusi gjen terren në Afrikë, miliona njerëz do të vdesin.

“Afrika është një kontinent me shumë pak aftësi për t’iu përgjigjur një situate të tillë ndaj dhe jam jashtëzakonisht i shqetësuar”, tha ai. OKB-ja njoftoi të premten vonë në mbrëmje se 86 anëtarë të stafit të saj janë infektuar me koronavirus.

Shtetet e Bashkuara janë tashmë epiqendra e pandemisë.

Të shtunën në SHBA janë regjistruar 104, 837 raste me COVID-19 duke tejkaluar Kinën e cila ka të regjistruara 81.996, sipas të dhënave të publikuara nga universiteti “Johns Hopkins”.

Italia, epiqendra e virusit në Evropë, ka 86,498 raste të konfirmuara, ndërsa në rang botëror rezultojnë 614,884 persona të prekur nga virusi.

Sipas një deklarate të publikuar të shtunën nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të premten që i jep Departamenteve të Mbrojtjes e atij të Sigurisë Kombëtare autoritetin për të aktivizuar komponentë rezervë të forcave të armatosura në mbështetje të masave mbarëkombëtare ndaj koronavirusit.

Sipas deklaratës, zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shëndetit e Shërbimeve Njerëzore do të bisedojnë me zyrtarët e çdo shteti, përpara se të pozicionojnë strukturat rezervë të Gardës Kombëtare./VOA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për kurimin e koronavirusit

A duhet të shmangni vërtet ibuprofenin?

Çfarë parashikohet në muajt e ardhshëm?

Burrat apo gratë? Kush rrezikohet më shumë nga Koronavirusi?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!