Qarku të Lezhës i janë shtuar edhe dy raste të reja me Covid-19, duke e çuar 6 numrin në total të të infektuarve. Krahas Lezhës me 1 rast të ri, gjatë 24 orëve të fundit hartës i është shtuar dhe Mirdita ku pas testimit një person ka rezultuar i prekur nga kjo sëmundje.
Sipas burimeve bëhet fjale për një punonjës në spitalin e Rrëshenit i cili është prekur nga Covid-19, ndërsa dyshimet janë se ai është infektuar pikërisht gjatë punës.
Menjëherë janë marrë masa për karantimin e personave që kanë pasur kontakt me të infektuarin mes të cilëve dhe nga personeli i spitalit, ndërsa fatmirësisht deri tani asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes.
Ndërsa në Lezhë ka rezultuar pozitive mbesa e një të moshuare e cila u diagnostikua të mërkurën me Covid-19. Sipas burimeve gjendje e pacientëve të infektuar paraqitet e stabilizuar dhe pa rrezik për jetën.