Këngëtari i njohur kosovar Muhamet Sejdiu, ka dhënë lajmin e mirë në mesantë, se ai së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre presona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe pacienti i parë i diagnostifikuar me COVID 19, mesditën e sotme pritet të lënë Klinikën Infektive të QKUK-së, pasi janë shëruar.
“Në mbrëmjen e vonshme ne kemi marrë rezultatin e të gjitha procedurave mjekësore, testin që rezultoi negativ, fotografimet e mushkërive dhe disa kotrolle tjera që kryhen sipas protokoleve të OBSH-së këtu në Kosovë. Çdo gjë është në rregull. Deri në mesditë e presim edhe testin e dytë, që për mendimin tim, është më shumë formal dhe i kthehemi jetës, duke mbajtur masat e kujdesit sikur çdo qytetarë tjetër, që nuk është i prekur. Kaloi edhe kjo”, deklaroi Muhamet Sejdiu për ‘RADIO 1’.
Mes të tjerash Sejdiu ka falënderuar stafin mjekësorë të Klinikës Infektive të QKUK-së dhe ka uruar shërim për të gjithë të prekurit.
“Urojë shërim edhe për ata që mbetën këtu dhe që mund të vijnë. Besoi fort se e gjithë popullatat duhet njdkeur këshillat e mjekëve, në mënyrë që t’ja dalim sa më lehtë dhe sa më shpejt. Sa për vete, falënderoj Zotin dhe ju kam thënë, që edhe para 5 ditëve isha gati për dasma, (hahaha). Një gjendje gripale që po kalon, por një gjendje nga e cila duhet të ruhemi dhe mos të biem në grackën e saj”, shtoi Sejdiu.