MENU
klinika

Ja mesazhi i fundit!

Princ Harry dhe Meghan Markle heqin dorë nga Instagrami

31.03.2020 - 08:12

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do ta përdorin më llogarinë e tyre @sussexroyal në Instagram. Të hënën, çifti bëri postimin e fundit në mediat sociale, vetëm një ditë para se të tërhiqen zyrtarisht si anëtarë të familjes mbretërore. Në deklaratën e tyre në Instagram shkruhet:

“Siç e ndiejmë të gjithë, bota në këtë moment duket jashtëzakonisht e brishtë. Megjithatë, ne jemi të sigurt se çdo qenie njerëzore ka potencial dhe mundësi për të bërë ndryshime – siç duket tani në të gjithë globin, në familjet tona, në komunitetet tona dhe në ato në vijën e parë të frontit – së bashku ne mund të ngrihemi për të përmbushur këtë premtim.
Ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve në të gjithë globin dhe gjetja e zgjidhjeve për shumë çështje që janë ngritur si rezultat i kësaj pandemie.

Ndërsa të gjithë e gjejmë pjesën që duhet të luajmë në këtë ndryshim global dhe në ndryshimin e zakoneve, ne po fokusohemi në këtë kapitull të ri për të kuptuar se si mund të kontribuojmë më mirë. Edhe pse nuk mund të na shihni, puna vazhdon.

Faleminderit për këtë komunitet – për mbështetjen, frymëzimin dhe angazhimin e përbashkët për të mirën e botës. Mezi presim të lidhemi së shpejti. Ju keni qenë të shkëlqyer! Deri atëherë, ju lutemi kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin”.