01.04.2020 - 08:12
Prej mbrëmjes së djeshme i gjithë territori është përfshirë nga një mot i ftohtë me reshje shiu dhe në zonat malore dëborë.
Dëbora është rikthyer në Dibër dhe Kukës. Në zonat e thella të qarkut të Dibrës trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 centimetër.
Si pasojë e dëborës në zonat e thella ka vështirësi në qarkullim, ndërsa akset kryesore janë të kalueshme. Reshjet e borës në këtë periudhë të stinës ka sjellë dëme në bujqësi dhe pemëtari.