MENU
klinika

Mungon transparenca

Durrës, ankesa për shpërblimet e mjekëve

01.04.2020 - 13:13

Mungesa e transparencës me listën e përfituesve të shpërblimit të qeverisë për bluzat e bardha të angazhuar në luftën kundër koronavirusit, ka ngritur dyshime tek sindikalistët në Durrës. Zija Alhysa thotë se në listë mungojnë mjekë të angazhuar që në ditët e para me kontrollet në Portin e Durrësit

Qeveria përcaktoi shpërbim për të personelin mjekësor që punojnë në vijën e parë kundër koronavirusit.

Por Zija Alhysa, epidemiolog pranë Inspektoriatit Shëndetësor, njëherësh përfaqësues i Sindikatës në Durrës ngre shqetësimin për mungesën e transparencës në hartimin e listës me 10 përfitues.

Alhysa: Shqetësimi im si sindikatë është që pa na pyetur fare e pa na shkruar emrin fare kanë vendosur 10 emra në listë, nuk janë transparent fare. As listën nuk na e tregojnë.

Alhysa ka dyshime për abuzime abuzime me listën e personelit që do të marrë shpërblimin e qeverisë, pasi sipas tij aty mungojnë emra që kanë punuar me të në portin e Durrësit për kontrollin e pasagjerëve nga Italia.

Alhysa: Kur nuk na tregojnë listat kam dyshime që janë shkruajtur emrat që nuk kanë qenë në vijë të parë edhe nuk janë shkruajtur ato që duhen. Mungojnë emrat që kanë punuar me mua në port.

Në bazë të VKM, personeli mjekësor që ka punuar me vijën e parë të frontit kundër koronavirusit shpërblehet me 125 000 lekë, ndërsa personeli ndihmës 65 000 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyfishohen kontrollet për koronavirusin

Durrës, 500 shqiptarë kthehen nga Italia

Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar

Rama: Transporti i dedikuar mjekëve

“Nga mesdita nuk ka më autobusë!”


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin