A keni prindër/gjyshër të cilët nuk jetojnë në të njëjtën banesë me ju?
Ja disa këshilla si t’i ndihmoni ata gjatë kësaj periudhe:
Konsultohuni me mjekun e familjes
Informohuni mbi medikamentet që ata marrin dhe kujdesuni që të mos i mungojnë në asnjë moment. Duke qenë se për ta është e pamundur të dalin nga shtëpia, jeni ju ata të cilët duhet të kujdeseni që të mos i mungojnë rezervat ushqimore.
Këshillojini që të evitojnë kontaktet sidomos me persona të cilët mund të shfaqin simptoma të dyshimta të COVID-19.
Kujdesuni që të ruani distancën e sigurisë pasi edhe ju vetë mund të përbëni rrezik për shëndetin e tyre.
Prandaj, rekomandohet të evitoni kontaktet fizike me ta, por ruani kontaktet nëpërmjet telefonatave apo videocall.
Kjo periudhë është e vështirë dhe mjaft stresuese për të gjithë ne, mirëpo nuk duhet të harrojmë që për ta është akoma më tepër. Prandaj, është detyra e gjithësecilit prej nesh të kujdesemi që prindërit apo gjyshërit tanë ta kalojnë sa më lehtë këtë periudhë dhe më e rëndësishmja, të mos i cënohet shëndeti!