Europa është prekur nga Covid-19. Katër nga gjashtë vendet me rastet më të konfirmuara janë në kontinentin tonë. Tre vendet me më shumë vdekje të raportuara janë të gjitha në Evropë gjithashtu.
Megjithatë, Bashkimi Evropian është ndjerë shpesh si një lojtar i rangut të dytë, dhe disa nga parimet e tij më të rëndësishme të përbashkëta po i merr era.
Përballë një armiku që injoron kufijtë, shtetet e Evropës mbyllën kufijtë e tyre. Të gjithë u përqendruan te qytetarët e tyre. Qytetarët presin gjithçka qeveritë e tyre. Shumica kanë ndjekur këshillat e qeverive të tyre, jo ato të BE-së.
Në një farë mase, kjo është çorientuese. Ishin vetë shtetet e kombeve që i thanë BE-së se kishin burime të mjaftueshme për të luftuar virusin kur preku Evropën.
Por ishin gabim. Në janar, BE kërkoi nga vendet anëtare detaje lidhur me maskat, testet dhe furnizimet e tjera që mund të kishin nevojë, në mënyrë që të fillohej një plan i përbashkët i prokurimit.
Vetëm katër vende thanë se mund të kishin probleme. Britania qëndroi mënjanë edhe për arsye ideologjike. Është gjithashtu e vërtetë që disa shtete të BE-së kanë bashkëpunuar fuqishëm.
Gjermania, Austria dhe Luksemburgu kanë hapur spitalet e tyre për viktimat Covid-19 nga Franca, Spanja dhe kudo tjetër. Franca dhe Gjermania i kanë dhuruar më shumë maska Italisë sesa u ofruan nga Rusia dhe Kina.
Sidoqoftë, nga mesi i marsit, kur BE mbylli kufirin e saj kolektiv të jashtëm, zona e përbashkët e udhëtimit e unionit u shkatërrua.
Solidariteti u shkatërrua edhe më shumë kur presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, tha se nuk ishte detyrë e BQE-së të ishte huamarrësi i secilit vend anëtar të BE-së.
Kur Franca dhe tetë anëtarë të tjerë të BE kërkuan krijimin e një instrumenti borxhi “korona” në mbarë Evropën për të ndihmuar kombet e prekura më shumë, ndarjet veri-jug u thelluan. Gjermania, Hollanda, Austria dhe Finlanda thanë jo.
Kur Franca dhe Gjermania, shpesh forca lëvizëse e BE, tërhiqen në drejtime të kundërta, një BE që zhgënjehet vjen pas.
Tregon shumë fakti që, kur italianët dalin në ballkon për të mbështetur punonjësit e shëndetit, ata këndojnë himnin kombëtar të Italisë, jo atë të BE-së.
Forcat centrifugale të Evropës janë duke u bërë më të fuqishme, dhe tani Brexit nuk është fajtori kryesor.
Ashtu si individët në të gjithë Evropën po izolohen e po largohen nga të tjerët, e njëjta gjë duket se po ndodh midis shteteve të Evropës.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al