MENU
klinika

Lajme të mira nga Italia

Për herë të parë bie numri i pacientëve në terapi intensive

05.04.2020 - 11:32

Lajm i mirë nga Italia, e prekur fuqishëm nga koronavirusi. Për herë të parë bie numri i pacientëve në terapi intensive.

Në spitalet italiane ka tani 3 994 pacientë me koronavirus, të shtruar nën kujdesin e terapisë intensive, thënë ndryshe 74 më pak se një ditë më parë, raporton Ansa.

”Nga këta, 1 326 janë në Lombardi. Nga 88 227 pacientë, 29 010 janë shtruar në spital me simptoma dhe 55 270 janë në izolim në shtëpi”, njoftoi Mbrojtja Civile italiane.

“Për herë të parë kemi një shifër shumë të rëndësishme. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv është 74 më pak dhe është një lajm i rëndësishëm sepse lejon që spitalet tona të marrin frymë. Kjo është vlera e parë negative që nga fillimi i menaxhimit të urgjencës”, deklaroi kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

”Por, ne nuk e kemi kaluar fazën kritike. Rreziku nuk ka ikur, ne nuk kemi shpëtuar aspak.Një studim autorizues në fakt ka përcaktuar të paktën mbi 30 mijë numrin e jetëve që janë shpëtuar ose vdekjeve të shmangura përmes masave të kontrollit”, theksoi nga ana e tij Franco Locatelli, presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

"Jeta i ka dhuruar kohën për të parë të lindë fëmijën e tij të parë"

‘Pacienti 1′/ ‘Tani qan se është i lumtur!’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!