Eventet më të mëdha sportive po anulohet ose po shtyhen dita-ditës së pasojë e përhapjes së virusit Covid-19. Edhe Botërori i Atletikës do të shtyhet me një vit dhe do të zhvillohet në korrik të vitit 2022 (15-24 korrik) për shkak të Koronavirus.
Vendimi është marrë sot nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF). Ky vendim u mor pas shtytjes me një vit të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”. Botërori ishte parashikuar të zhvillohej në gusht të 2021-shit, por tashmë do të zhvillohet në korrik të 2022-shit, në Eugene të Amerikës.
Dates confirmed for World Athletics Championships Oregon 2022.
15-24 July 2022
— World Athletics (@WorldAthletics) April 8, 2020
“Ky ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, por i domosdoshëm”, – tha Sebastian Coe, presidenti i IAAF-it. Gjithnjë Botërori i Atletikës zhvillohet një vit pas Olimpiadës, në mënyrë që dy eventet të mos përplasen mes tyre.