MENU
klinika

COVID-19/ Do prehen në atdhe

Makinat e funeralit sjellin 12 trupa të pajetë të shqiptarëve

10.04.2020 - 09:33

12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, të cilët vdekur në Itali, pasi humbën betejën me COVID, janë nisur nga porti i Barit mbrëmjen e djeshme, për të ardhur në Durrës. Nga shteti fqinj janë nisur 8 furgona bashkë me trupat pajetë. Trupat e pajetë do të përcillen për në banesën e fundit ne vendet e tyre, vetëm nga pa pak familjarë, për shkak të rregullave të vendosura në kuadër të situatës me COVID.

Dy ditë më parë “Antenna Sud” publikoi disa pamje të realizuara para tre ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente. “Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë”, kështu i kanë përshkruar fotot mediat italiane, duke shtuar se ky është kthimi i trishtuar në vendin e tyre.

“Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave funerale me shtetas shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit. Foto: Francesco Saccente” shkruante media italiane.

Ndërkohë që në foto janë disa makina me viktima, nuk ka ende një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga Covid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyfishohen kontrollet për koronavirusin

Durrës, 500 shqiptarë kthehen nga Italia

Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë

Asnjë rast me koronavirus, 59 teste kanë rezultuar negativë!


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin