Italia ka gati ngritjen e nje task forcë që do të bashkojë disa nga mendjet më të ndritura të vendit. Ekonomistë, juristë dhe shkencëtarë. Me detyra shumë të mëdha. Me kompetenca ministrore dhe një mandat specifik: rindërtimin e vendit, shkruan La Repuublica.
Në krye të këtij “komiteti” – siç u njoftua nga Kryeministri Italian Conte në konferencën për shtyp – ekziston një menaxher ndërkombëtar: Vittorio Colao, ish CEO i Vodafone. Në fakt, ai është njeriu i zgjedhur nga Kryeministri, Giuseppe Conte, për të ndihmuar ekzekutivin të përballet me një situatë emergjente si kjo e tanishme.
Kriza e shkaktuar nga Coronavirus, në fakt, nga maji e tutje do të ketë epiqendrën e saj të re në stanjacionin e rëndë dhe dramatik ekonomik, pasi nuk do të jetë thjesht një urgjencë mjekësore.
Ideja fillon nga nevoja për të krijuar një model shoqëror dhe ekonomik për muajt e ardhshëm. Vëmendja do të përqendrohet në mënyrë të veçantë në muajt që çojnë në zbulimin e vaksinës anti-koronavirus. Deri atëherë, Italia – sipas mendimeve të qeverisë – do të ketë nevojë për një sistem të bashkëjetesës civile, i aftë të thjeshtojë zhvillimin e rregullt të jetës së qytetarëve. Dhe gjithashtu për t’i dhënë një perspektivë ekonomisë së vendit e cila rrezikon një kolaps të paparë të PBB-së: më shumë se 10 përqind, si në 1945.
Sigurisht, grupi i punës do t’i referohet kryesisë së bordit, por në fakt do të marrë përsipër disa nga përgjegjësitë e disa ministrive. Një revolucion i vërtetë. Për më tepër, skema e përmendur në përgatitjen e këtij grupi punues është Komiteti Ndërministror për Rindërtim i cili u krijua në 1945, në fund të Luftës së Dytë Botërore.