MENU
klinika

Ironizon opozitën

Bushati: Inkurajoj drejtësinë, shpifjet nuk i shërbejnë integrimit

01.10.2018 - 16:42

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati ka folur nga Shkodra ku ka vizituar të moshuarit për situatën në vend dhe përplasjet mes palëve.

Bushati shprehu inkurajimi për drejtësinë dhe institucionet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit. Nga ana tjetër Bushati deklaroi se trillimet dhe shpifjet nuk i shërbejnë procesit të integrimit evropian.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Shkodër në lidhje me rendin dhe sigurinë si dhe akuzat e opozitës, Ministri Bushati u shpreh “besoj se duhet të tregohemi të gjithë të duruar me opozitën që ka humbur besimin te vota, besimin tek koncepti alternativ ndaj qeverisë dhe për sa kohë e ka humbur këtë besim nuk është se do të presim ditë më të mira në këtë drejtim. Thjesht shpreh keqardhjen time më të madhe për nivelin e debatit për shpifjet që tentojnë të helmojnë hapësirën publike. Nga ana tjetër dua ti bëj thirrje të gjithë institucioneve të shtetit të së drejtës të vazhdojnë luftën pa kompromis kundër krimit dhe kundër korrupsionit. Shpresoj që dhe opozita të bëj të njëjtën gjë”, tha ministri Bushati.