MENU
klinika

"Do e hedhin pas vetëm kur.."

Shefi italian i emergjencës: Fundi i pandemisë ende larg

11.04.2020 - 15:02

‘Vazhdoni të ndiqni rregullat dhe nëse është e mundur forconi bindjen dhe detyrimin për të ndjekur parashikimet që ju kemi dhënë për këtë fazë, pasi fundi i pandemisë është ende larg’. Kështu deklaroi sot Komisari i Jashtëzakonshëm italian për Emergjencat, Domenico Arcuri.

”Unë vazhdoj t’ju lutem, qëndroni në shtëpi, jini të kujdesshëm dhe vazhdoni të jeni të përgjegjshëm ashtu siç keni qenë deri tani”, theksoi ai gjatë një konference për shtyp të Mbrojtjes Civile italiane.

“Ne do ta hedhim pas këtë emergjencë dramatike vetëm kur të zbulohet një vaksinë efikase. Deri atëherë kemi vetëm një antidot: veten dhe sjelljet tonë”, tha Arcuri.

“Ne jemi ata që duhet të ndihmojmë veten. Ne nuk mund dhe nuk duhet të humbasim kohën e daljes së të ashtuquajturës faza 1”, theksoi Komisari i Jashtëzakonshëm italian për Emergjencat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jeta i ka dhuruar kohën për të parë të lindë fëmijën e tij të parë"

‘Pacienti 1′/ ‘Tani qan se është i lumtur!’

Mesazhi i fortë i Ambasadorit shqiptar në Kinë

“Duhet të shkundemi, ndryshe do na shkundë!”


Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!