MENU
klinika

"Nëse presim pandeminë të shfaqet mund të jetë shumë vonë"

Paralajmërim profetik/Çfarë tha George W. Bush 15 vite më parë!

11.04.2020 - 20:20

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku ish- Presidenti i SHBA George W Bush paralajmëronte 15 vite më parë për pandemi apo armë biologjike.bNë fjalën që ka publikuar Berisha që e konsideron paralajmërim profeik Bush deklaronte se grupet terroriste përdorin armë kimike ose biologjike për të sulmuar.

Bush parlajmëroi se SHBA duhej të përgatitej për një pandemi pasi nëse do të ndodhte do të ishte shumë vonë. Duke marrë masa paraprake sipas tij do u jepej qytetarëve qetësi mendore. Ndërkohë SHBA sot, 15 vite pas asaj deklarate është vendi më i goditur në botë nga pandemia e COVID-19 me 20 mijë viktima dhe 500 mijë të infektuar.

VIDEO E POSTUAR NGA SALI BERISHA

Nje paralajmerim profetik!
Ja çfare deklaroi 15 vite me pare burri i shtetit vizionar dhe miku i madh i kombit tone presidenti i SHBA, George ë Bush:

“Ne mund te ndihmojme kombet tona te pregatiten, perballen me rreziqe te tjera si sulme terroriste qe perdorin armet kimike ose biologjike. Udheheqesit ne te gjitha nivelet e qeverisjes kane pergjegjesine te perballen me rreziqe para se ato te shfaqen dhe te angazhojne popullin amerikan ne kursin me te mire te veprimeve.

Eshte jetike qe kombi yne te diskutoje dhe adresoje çeshtjen e nje pandemie gripi tani. Nuk ka pandemi gripi ne vendin tone apo ne bote ne kete kohe. Por ne rast se ne presim per pandemine qe te shfaqet, mund te jete shume vone per tu pregatitur. Dhe nje dite shume jete mund te humbasin sepse ne deshtuam te veprojme sot.

Duke u pregatitur tani, ne mund tju japim qytetareve tane qetesine mendore duke e ditur se kombi yne eshte gati te veproje ndaj shenjave te para te rrezikut dhe se ne kemi planet e gatshme per te parandaluar, dhe, ne raste nevoje, per te perballuar nje pandemi gripi!”

Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!