12.04.2020 - 08:52
Kryeministri anglez Boris Johnson tashmë është në një gjendje më të mirë shëndetësore. Siç raportojnë mediat angleze, kryeministri ka kaluar rrezikun, ndërkohë që nuk i ka kursyer lëvdatat për shërbimin mjekësor.
“Unë ju kam borxh jetën time”, mësohet t’u ketë thënë Johnson mjekëve që i shërbyen teksa ishte ne terapi intensive.
Kryeministri tregoi vlerësim duke duartrokitur mjekët e tij vetëm dy orë pasi doli nga reparti i kujdesit intensiv dhe u kthye në një nga repartet normal në spitalin St Thomas. Boris u tha miqve se kujdesi që kishte marrë ishte “shembullor” dhe shtoi: “Unë nuk mund t’i falënderoj sa duhet. Ua kam borxh jetën time”.