MENU
klinika

Rreziku ndaj Covid-19

Ursula von der Leien: Të moshuarit, të izoluar deri në fund të vitit

12.04.2020 - 09:27

Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e të infektuarit me koronavirusit.

Kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kështu ka thënë Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.

“E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm”- theksoi ajo, duke shpresuar se një laborator evropian do të jetë në gjendje të krijojë një vaksinë për COVID1-19 deri në fund të vitit 2020.

Kujtojme që shifat e personave që kanë humbur jetēn nga COVID-19 në mbarë botën po shtohen dita-ditës. Sipas tē dhënave të OBSH, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona.

Ndërkohë, deri më tani zyrtarisht janë raportuar mbi 108 mijë vdekje. Po ashtu, si të shëruar plotësisht konsiderohen gjithësej 401 mijë e 517 persona.