MENU
klinika

Ç'thonë shkrimet e shenjta

Kryeministri: Kështu lindi karantina

12.04.2020 - 11:27

            Teksa po pèrjetojmë një fazë të vështirë, kur qeveritë në mbarë botën kanë shpallur izolim të plotë, kryeministri Rama, shpjegon dhe argumenton, mes tjerash, se: si, pse dhe nga kush u shpik karantina – kjo masë mbrojtëse parandaluese ndaj sëmundjeve që përhapen masivisht në popull./Konica.al

 

Mesazhi i plotë në Facebook:

Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”.

Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë”. Kurani i Shenjtë thotë: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë.

Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna⭐️

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Heshtje dhe fjalë"

Monologu i karantinës