MENU
klinika

Flet për dashurinë

Yll Limani hap zemrën: Edhe unë jam djegur!

13.04.2020 - 09:37

Pasditen e sotme, këngëtari shumë i dashur për publikun, Ylli Limani isbte pjesë e emisionit “E Diell”.

Me ëmbëlsinë e tij, këngëtari na dhuroi disa minuta të këndshme nga ekrani dhe zbuloi disa të pathëna.

Ylli u pyet nga moderatorja Fjoralba Ponari nëse ndonjë prej projekteve muzikore ishte një dedikim për dikë në jetën reale dhe ai tha se në fakt nuk është aq i lënduar saç e shfaq veten në projektet muzikore.

“Zakonisht luaj rolin e ‘viktimës’ në këngët e mia, por nuk është jeta ime reale ajo dhe vuajtjet e mia nuk i tregoj në muzikë”, u shpreh këngëtari

Kjo përgjigje nuk e ka bindur shumë Fjoralbën, e cila insistoi për një përgjigje më të zgjeruar dhe Ylli u përgjigj: “Këngët e mia në mos 100%, janë 50% me 50% sidomos kur i krijon këngët vetë, por normale, edhe unë jam djegur nga dashuria”.