Në formatin e mëparshëm, aplikacioni IGTV kryesisht theksonte përmbajtje nga njerëzit që përdoruesit ndiqnin, si dhe videot më të shikuara në platformë.
Ndryshimet në aplikacionin IGTV të Instagram ju ndihmojnë të gjeni krijues të rinj
Deri më tani, mund të themi lirisht se IGTV nuk ka qenë formati revolucionar i videove që Instagram premtoi se do të sillte kur lançoi platformën në 2018.
Por kompania nuk heq dorë. Sot do të lançohet një aplikacion i ridizajnuar i pavarur që vë theksin tek krijuesit.
Kur hapni aplikacionin, gjëja e parë që do të vini re është shiriti i navigimit me tre butona në fund të ndërfaqes. Kompania tha për The Verge se e ka ridizajnuar plotësisht faqen hyrëse për të nxjerrë në pah krijuesit, përmbajtjen e të cilëve mendon se do të doni të shihni.
Duke marrë një faqe nga aplikacioni kryesor i Instagram, softueri i përditësuar ka si karakteristikë tabin “Discover” që shfaq video nga një varietet krijuesish.
Në formatin e mëparshëm, aplikacioni IGTV kryesisht theksonte përmbajtje nga njerëzit që përdoruesit ndiqnin, si dhe videot më të shikuara në platformë.
Instagram gjithashtu ka ndryshuar se si videot IGTV do të postohen në Stories. Më përpara, përdoruesit arrinin të shihnin vetëm një fraksion të videos IGTV të postuar në Stories, ndërsa tani videot do të shfaqen për 15 sekonda.
Qëllimi këtu është që njerëzit të inkurajohen dhe të klikojnë videon për ta parë të plotë.
Për ta bërë më të lehtë filmimin e videove, Instagram gjithashtu ka shtuar edhe mënyrë për të regjistruar pa duar.
Është e vështirë të thuhet nëse ndryshimet e bëra në aplikacionin IGTV do t’ju bëjnë juve të shkarkoni aplikacionin. Deri tani, jo shumë përdorues të Instagram e kanë përqafuar këtë platformë.
Në fillim të vitit, kompania e hoqi ikonën IGTV nga aplikacioni kryesor. Atëkohë, u tha se shumë pak njerëz e kishin përdorur atë. Sidoqoftë, përditësimet i kanë dhënë jetë aplikacionit