MENU
klinika

602 të vdekur në 24 orë

Itali/ Aspak përmirësim, më shumë viktima se dje

14.04.2020 - 17:55

Italia ende nuk po sheh një ‘ditë të bardhë’ që nga përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 602 viktima, 46 më shumë se dje, duke e çuar në 21.067 numrin total të jetëve të humbura.

Ndërkohë ka rënie të vogël të numrit të rasteve të reja me covid, (2972), ndërkohë që dje ishin 3115. Në total janë 162.488 të infektuar.

Gjithsej janë shëruar 37.130 persona të infektuar me koronavirus, ndërkohë që 3186 janë në gjendje kritike për jetën. Përsa i përket testimeve, janë bërë gjithsej 1.073.689.