MENU
klinika

Njihuni me Quibi

Rivali i ri i Netflix dhe YouTube shkarkohet 1.7 milionë herë në një javë

15.04.2020 - 16:00

Shfaqjet dhe transmetimet e aplikacionit janë 10 minutëshe dhe filmat ndahen në segmente. Ofrohet falas për 90 ditë, që do të thotë se afro 2 milionë përdoruesit ende nuk kanë paguar asgjë.

Rivali i ri i Netflix dhe YouTube shkarkohet 1.7 milionë herë në një javë. Aplikacioni i videove me metrazh të shkurtër Quibi arriti 1.7 milionë shkarkime në javën e parë.

Aplikacioni i cili transmeton videoklipe 10 minutëshe u lançua më 6 Prill. Quibi është i disponueshëm vetëm për smartfonët dhe tabletët por kompania tha se është duke zhvilluar një aplikacion edhe për televizorët.

Analistët kishin parashikuar që Quibi do ta kishte të vështirë të tërhiqte përdorues të rinj për shkak të izolimit të koronavirusit. Me shumë njerëz të kyçur në shtëpitë e tyre, pritej që shikuesit të preferonin video më të gjata.

Shfaqjet dhe transmetimet e aplikacionit janë 10 minutëshe dhe filmat ndahen në segmente. Ofrohet falas për 90 ditë, që do të thotë se afro 2 milionë përdoruesit ende nuk kanë paguar asgjë.

Në SHBA dhe Kanada Quibi ofrohet për 4.99 dollarë me reklama dhe 7.99 dollarë pa reklama në muaj. Drejt fundit të vitit kompania ka premtuar ta lançojë në më shumë vende të botës.

Është krijuar për të konkurruar me shërbime si Disney Plus dhe Netflix dhe platforma si YouTube e Tiktok.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”