MENU
klinika

Mesazh qytetarëve: Ju lutem nga shpirti e zemra...

Del pozitiv me COVID-19 kryetari i Kumanovës

16.04.2020 - 11:24

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka konfirmuar se është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dimitrievski, përmes një mesazhi në Facebook, ku shkruan mes të tjerash se “Sapo mora rezultatet për personat e rinj pozitiv me Kovid-19 në Kumanovë, gjithsejtë 40 qytetarë të mi të dashur, mes të cilëve edhe unë personalisht”.

“Ju inkurajoj që bashke dhe të disiplinuar të vazhdojmë luftën kundër kësaj të keqeje të përbashkët, e di se do ta mposhtim, jam I bindur në këtë, ju lutem që të jemi të përmbajtur, nuk ka vend për panik, kërkoj nga ju disiplinë, respektim të masave dhe rekomandimeve për distance sociale. Ju lutem nga shpirti dhe zemra, Ju lutem respektoni masa, shmanguni kontakteve të afërta, shëndeti është mbi të gjitha, kështu do të fitojmë të gjithë”, ka shkruar më tej Dimitrievski.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur do të zhvillohet mbledhja e radhës e KE?

Koronavirusi shtyn edhe çeljen e negociatave

Anëtarësimi i Shqipërisë dhe M. së Veriut në BE

Koronavirusi shtyn mbledhjen e KE, do të diskutohej për negociatat

Ç'po ndodh nga Shqipëria në Kroaci dhe Greqi?

DW bën bilancin/ “Ballkani në kthetrat e Coronës!”