MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Nuk është koha të gjejmë fajtorin!

16.04.2020 - 15:03

Donald Trump ka njoftuar se po pezullon fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit. Përpjekja për të hequr fajin nga vetja për dështimin e tij katastrofik për të mbrojtur vendin e tij, megjithë paralajmërimet e përsëritura nga organi ndërkombëtar dhe të tjerët, nuk mund të ishte ndryshe.

“Një krim kundër njerëzimit”, shkroi një kritik. OBSH-së, iu prenë gjunjtë në një kohë kur ajo po përpiqet të përballojë një pandemi që tashmë ka sëmurëur 2 milion njerëz, ka marrë 125,000 jetë dhe ka shkatërruar shumë më tepër.

Presidenti amerikan e ka akuzuar OBSH-në për “keqmenaxhim” të shpërthimit.

Ajo e shpalli koronavirusin një urgjencë të shëndetit publik në 30 janar, ndërsa Trump nuk arriti ta përgatisë vendin e tij dhe shpalli emergjencën kombëtare në 13 mars.

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH, paralajmëroi “nivele alarmante të mosveprimit” nga shumë vende. Deri më tani kanë vdekur 25,000 amerikanë.

Sulmi i Trump tregon edhe një here armiqësinë e tij ndaj organizatave shumëpalëshe, dhe sulmet e shpeshta kundër Kinës.

Në janar, ai vlerësoi punën e vështirë dhe transparencën e Pekinit në lidhje me virusin. Këtë javë, ai e quajti OBSH si mbështetëse të Kinës.

OBSH e ka trajtuar koronavirusin më mire sesa Ebola.  Por ekziston shqetësimi për lëvdatat që ajo i ka bërë Kinës dhe udhëheqjes së saj, megjithë ankthin për të drejtat e njeriut, kohën që iu desh Kinës për të konfirmuar transmetimin nga njeriu tek njeriu, etj.

OBSH është një organizatë anëtarësie, me përgjegjësi por jo me fuqi. Mund të përpiqet të udhëheqë vendet anëtare, por nuk ka sanksione. Ajo ka nevojë për bashkëpunimin e Kinës.

Vendet e tjera duhet t’i bëjnë presion OBSH-së, për të menduar me kujdes se sa me entuziazëm i mbështet veprimet kineze.

Por ata gjithashtu duhet të mbështesin OBSH-së.

Vendimi i Trumpit kërcënon statusin e tij dhe aftësinë e ekspertëve të shëndetit publik për të bashkëpunuar ndërkombëtarisht pa pasur frikë nga pasojat politike. Do të ndëshkojë më të prekurit nga Covid-19.

Sulmet ndaj OBSH-së dhe Kinës nga SHBA, Britania e Madhe pasqyrojnë jo vetëm zemërimin ndaj përgjegjësisë së Pekinit për këtë pandemi, por edhe një dëshirë për të larguar vëmendjen nga dështimet e pafalshme nga perëndimi qeveritë. Edhe ata duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkohen vullnetarë për testimin

Kina ka gati vaksinën për koronavirusin

Po i shmanget përgjegjësisë?

Kinezët vdesin e presidenti zhduket!