MENU
klinika

“Ekonomia ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më”

Rama: S’do tërhiqemi nga presionet e padijes, do zbatojmë planin

16.04.2020 - 15:57

Kryeministri Edi Rama vjen me një mesazh, drejtuar qytetarëve, vetëm disa orë pas miratimit të Kodit të Penal, me disa ndryshime që përcakton disa masa ndëshkimore ndaj atyre që thyejnë karantinën në këtë kohë pandemie globale.

Përmes një postimi ne ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se qeveria do të vazhdoje të zbatojë planin dhe ta adaptojë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës.

Në përgjigje të kritikave të opozitës, ai theksoi se “Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj-lloj fantazish jashtë këtij realiteti!”. Ndërkohë Rama ka publikuar edhe grafikun e vdekshmërisë nga virusi në mbarë botën.

MESAZHI I RAMES
VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri

Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!

Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj-lloj fantazish jashtë këtij realiteti!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Transporti i dedikuar mjekëve

“Nga mesdita nuk ka më autobusë!”