MENU
klinika

E thotë publikisht pse e pëlqen kaq shumë!

Aktorja e serialit “La Casa De Papel” e fiksuar me Tiranën!

17.04.2020 - 09:32

Seriali spanjoll më i famshëm i momentit, “La Casa De Papel”, ose “Money Heist”, po bën bujë anembanë botës me transmetimin e sezonit të katërt.

I publikuar nga Netflix, ky serial ka thyer rekordet e shikueshmërisë me historinë e një grupi grabitësisht që identifikohen jo me emrat e tyre personalë, por me emra kryeqytetesh botërore.

Nairobi quhet një ndër grabitëset më të njohura të serialit, emri i vërtetë i së cilës është Alba Flores.

Ajo është shprehur prej kohësh se e njeh kryeqytetin shqiptar dhe në pyetjen se kë qytet do të zgjidhte për t’i marrë emrin për film, vendosi për Tiranën, si kryeqyteti i Shqipërisë.

Ndërkohë në një video të dytë, Nairobi ka treguar edhe arsyet se përse e pëlqen Tiranën kaq shumë. Ajo ka shprehur dëshirën të quhet Tirana në serial, pas Madridit, qytetit të saj:

“Më duket se ka një emër të paparë”, shprehet Nairobi në një nga videot e fundit live të realizuara në Instagram.

Edhe aktori serb Darko Peric, që luan rolin e Helsinki-t në serial, ka ndarë shpesh herë mesazhe në shqip ku ka falenderuar fansat e tij.