Njerëz nga e mbarë bota, vizitojnë Venecien e Italisë, për të përjetuar bukuritë e këtij vendi, në veçanti derisa lundrojnë me gondola përmes kanaleve të qytetit, ku tanimë nuk po lëviz askush për shkak të pandemisë.
NASA ka publikuar imazhet satelitore të këtij qyteti italian, të shkrepura këtë muaj, si dhe ato të shkrepura në prill të vitit të kaluar, për të bërë dallimin e trafikut ujor, si rezultat i izolimit që filloi të aplikohet nga marsi, raporton “Daily Mail”.
Kanali i madh dhe ai ‘Giudecca’, janë të zbrazëta krahasuar me të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar, ndërsa trafiku ujor nga Venecia për në ishullin Murano, pothuajse nuk ekziston.
Gjithashtu, në foto shihet sesi dikur ishin ndalur dy anije gjigante në port, ndërsa sot kjo hapësirë është e zbrazët, duke bërë që kjo zonë të duhet si një “zonë-fantazmë”.
Kujtojmë se Italia është vendi me i goditur në Evropë nga covid-19, ku deri më tani numëron mbi 165 mijë të infektuar dhe mbi 21 mijë viktima.