MENU
klinika

Kritikon retorikën politike në Kosovë

Kosnett kërkon të ndalet gjuha raciste, seksiste e homofobia

17.04.2020 - 09:52

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka kritikuar retorikën politike në Kosovë, pasi sipas tij, sikurse edhe në vendet tjera ajo dekradon në racizëm, seksisëm dhe homofobi.

Kosnett ka thënë se një gjë e tillë poshtëron ata të cilët bëjnë sulme të tilla në baza etnike, gjinore apo të orientimit seksual.

Ambasadori amerikan ka thënë që liderët politikë në Kosovë duhet që dekurajojnë një shëmti të tillë. Sipas tij, duhet folur me fakte dhe jo fyerje.

“Reotirka politike në Kosovë, sikurse në vendet tjera, shpesh degradon në racizëm, seksisëm dhe homofobi. Kjo poshtëron ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë ato. Liderët kanë përgjegjësinë për të dekurajuar një shëmti të tillë. Fokusohuni në fakte, jo në ofendime”, ka shkruar Kosnettt në twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet'

Ambasadori amerikan: Luftimi i korrupsionit është detyrë e…


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat