MENU
klinika

"Koronavirusi, shenjë nga Zoti"

Nikaragua: Presidenti Ortega pro tubimeve masive, kritika SHBA-së

17.04.2020 - 10:07

           Ndërsa të gjitha vendet e prekura nga covid-19 janë në garë dhe po punojnë për uljen e numrit të të prekurëve, Presidenti i Nikaraguas thotë, se koronavirusi ishte “një shenjë nga Zoti”. Në një fjalimin televiziv të mërkurën në mbrëmje, Daniel Ortega pohoi, se Nikaragua kishte vetëm një viktimë nga koronavirusi dhe se, tre rastet e konfirmuara në vend ishin “importuar”.

Nga ana tjetër, Ortega ka refuzuar të miratojë masat për distancimin shoqëror dhe bllokimin, të përdorura në vendet e tjera, madje duke i inkurajuar shtetasit që të marrin pjesë në tubime masive.

Presidenti, nuk komentoi se, sa teste janë kryer, por ekspertët dyshojnë se ka shumë raste të pazbuluara. Ortega e përdori fjalimin, për të kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se po mban migrantë të tyre në kushte të këqija. Ai tha, se pandemia ishte “një shenjë nga Zoti” kundër militarizmit dhe hegjemonisë.