18.04.2020 - 09:30
Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha. Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.
Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.
Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:
- 1 litër ujë
- 1 lugë çaji me kanellë pluhur
- 6 gjethe dafine
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës.
- Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta.
- Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë.
- Kullojeni dhe servireni çajin në filxhan duke e ëmbëlsuar (ose jo) me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.
- Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht
Kujdes! Kjo kurë nuk premton mrekullira por nëse konsumohet rregullisht ofron rezultate shumë të mira.