Të gjithë jemi dakord se ajo që na mungon më së shumti në këto ditë izolimi është energjia dhe ritmi i jetës së përditshme. Na mungojnë darkat me miq të mirë, të dalurat fundjavave apo party-t për t’u dëfryer.
Megjithatë, lajmi i mirë është se artistët shqiptarë me projektet e tyre të reja gjatë këtyre ditëve po mundohen të na e bëjnë izolimin më të lehtë. Nëse keni nevojë për ritëm gjatë karantinës tuaj, reperi Capital T e ka një zgjidhje!
Vetëm pak më parë, Kapo ka lançuar këngën e tij të re, e cila po pritej prej javësh me padurim nga fansat. Kënga titullohet “Flex” dhe do të fiksoheni me të parën herë që do ta dëgjoni.
“Flex” është super ritmike dhe është kënga e duhur për të na shoqëruar gjatë këtyre ditëve. Nëse doni t’i ngrini humorin vetes, hidhini më mirë vetë një sy: