MENU
klinika

"Ja si të ndryshojmë gjithçka në vetëm 1 orë"

Ermal Mamaqi jep mesazhin e fortë për të gjithë

20.04.2020 - 09:46

Së Mamaqi këtë periudhë karantine duket se po e kalon më së miri. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, aktori ka treguar se po përpiqet që të kalojë me fëmijët të gjithë kohën e humbur. Së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë, ku tregon e si do të përballet bota me COVID-19.

Ermali i këshillon të gjithë që të lexojnë sa më shumë, pasi gjithçka do të bëhet më e vështirë. Shumë njerëz do të humbasin vendet e punës dhe punëkërkuesit do të kërkojnë më shumë cilësi.

“20 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës dhe papunësia ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 1982. Kjo do ndodhë në të gjithë botën, do ndodhë në Shqipëri, në Europë, shumë shqiptarë do kthehen në Shqipëri. Do ketë më pak vende pune, por do ketë më shumë nevojë për njerëz që vlejnë. Duhet të mësosh si ta masterizosh veten në profesionin që bën. Duhet të fillosh përmirësimin dhe të bëhesh më i mirë se ç’ishte.

Mos e mbush kohën me televizor, Instagram, Facebook e kështu gjërash, por mbushe kohën duke lexuar. Nëse lexon 1 libër në javë, ke lexuar 50 libra në vit. Nëse ke lexuar 50 libra në vit, ke lexuar 500 libra në 10 vjet. Çfarë njeriu do jesh nëse ke lexuar 500 libra? Mund të bëhesh një njeri i jashtëzakonshëm! Jo përralla e romane, po libra që të bëjnë profesionist! Nëse lexon 5 libra të profesionit tënd, ke dijen e barabartë me një doktor të atij profesioni. Fike telefonin, televizorin, shko në një dhomë dhe qëndro 1 orë vetëm. Mbyll sytë dhe përqëndrohu vetëm tek frymëmarrja jote. Kjo është dhurata më e madhe që mund të bësh vetes tënde, familjes, biznesit tënd, shoqërisë, shtetit, planetit. Në atë orë do kesh mundësinë që vetja të flasë dhe pas asaj ore do të vinë ide shumë të mira”, tregon Ermali.

Kujtojmë se në këto ditë karantine Ermali bëri edhe një ndryshim në look, pasi u qeth tullac.