MENU
klinika

Këngëtari i njohur flet hapur

“Nuk u testova, por e di që kam COVID-19”!

20.04.2020 - 12:08

Këngëtari i njohur Sam Smith ka folur për dyshimet e tij se mund të jetë infektuar me koronavirus. Ai foli për vetë-diagnostikimin e sëmundjes në një intervistë për Zane Lowe në FaceTime, ku tha se dyshon të jetë mbartës i virusit edhe pse nuk është testuar.

“Unë nuk u testova, por e di që e kam atë. Unë thjesht dyshoj se jam i infektuar sepse gjithçka që kam lexuar e vërteton atë. Kështu që po, mendoj se patjetër jam i infektuar”.

Këngëtari foli gjithashtu për mënyrën sesi motra e tij filloi të shfaqte të njëjtat simptoma, kështu që Sam bashkë me të u izoluan për tre javë për të mbrojtur familjen e tyre. Sam tha se ata e morën virusin para se në Mbretërinë e Bashkuar të merreshin masat e plota të izolimit kombëtar.

Dhe për fat të mirë, Sam po ndihet më mirë tani dhe është duke punuar përsëri me muzikën e tij.

“Unë fillova të shkruaj dhe është një kuptim krejt tjetër. Është e mahnitshme, e shkëlqyeshme”.

Të famshmit e prekur nga COVID-19 kanë qenë të shumtë dhe nuk kanë ngurruar të flasin për eksperiencën e tyre. Tom Hanks, princi Charles, Idris Elba apo Pink kanë qenë në mesin e tyre.