MENU
klinika

Merr pjesë edhe Ciro Immobile

Leclerc i Ferrarit fiton garën e Shangait

20.04.2020 - 12:25

Charles Leclerc triumfon sërish me Ferrarin e tij në një garë virtuale të Formula 1. Piloti i kokëkuqes konfirmoi aftësinë e tij, duke mposhtur Albon të Red Bull, i cili u rendit u dyti. Pavarësisht se gara është virtuale, Leclerc fitoi testin e videogameve në Formula 1 2019 që u zhvillua në pistën e Shangait, ku Grand Prix i vërtetë kinez, sipas kalendarit të këtij sezoni, duhej të ishte mbajtur dje.

Si fillim, Leclerc fitoi pole-position dhe më pas administroi garën deri në fund, duke treguar aftësi edhe përmes kompjuterit. Në podium u ngjit edhe piloti kinez Zhou me Renault, që zuri vendin e tretë pas Albon. Vetëm vend i katërt për Mercedes me Stoffel Vandoorne.

Në këtë garë, e cila u zhvillua me 28 xhiro, mori pjesë edhe Antonio Giovinazzi, ish-piloti i Alfa Romeos. Por ajo që ra më shumë në sy ishte pjesëmarrja e futbollistit italian Ciro Immobile. Sulmuesi i Lazios, u shfaq shumë i emocionuar në këtë garë.

Në garën kualifikuese ai u rendit i 14-i. Pastaj në Grand Prix të Shangait ai përfundoi në vendin e 17-të. Immobile u godit në kthesëb e parë nga Callum Ilott dhe gara e tij u kompromentua disi. Gjithsesi, një futbollist që garon me profesionistët e Formula 1, me vendin e 17-të, mund të quhet sukses.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin