MENU
klinika

Bota e re?

“The Times”: Realiteti pozitiv që na pret pas koronavirusit

20.04.2020 - 17:56

      Bota jonë ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, në javët e fundit. Por, mes trazirave dhe shqetësimeve, ka arsye për të besuar, se mund të dalim nga kriza me disa cilësi njerëzore të përmirësuara, shkruan Matthew Syed.

Koronavirusi e ka kthyer jetën tonë përmbys dhe megjithëse shpresojmë t’i kthehemi normalitetit në muajt në vazhdim, ka të ngjarë që asgjë nuk do të jetë përsëri si më parë. Shumë prej nesh, kanë humbur jetën dhe bizneset e tyre, si dhe kanë probleme emocionale apo financiare.

Por mes errësirës, ​​ka edhe mundësi

Mundësitë për të riimagjinuar botën dhe vendin e gjithsecilit prej nesh në të. Teknikat e përmbysjes, zakonisht përdoren nga njerëzit që punojnë në industritë krijuese, për të qenë më produktivë ose për të sjellë risi. Pyes veten nëse ne të gjithë, mund t’i përdorim teknikat e përmbysjes për të kërkuar një rreze drite mes reve gri.

 

Risi të frymëzuara nga një pandemi

Merr arsimin. Tradicionalisht është konceptuar si një vend ku fëmijët thithin dijet. Në veprën “Kohë të vështira” të Charles Dickens, Z. Gradgrind, thotë “më jep fakte, zotëri!”. Arsimi, natyrisht, ka vazhduar që prej asaj kohe, por ende ka një tendencë për t’i parë klasat, si forume për të dhënë njohuri zyrtare. Atëherë, si thoni për një përmbysje të kësaj: “Edukimi, nuk ka të bëjë me dhënien e njohurive”.

Kjo provokon idenë për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi që nuk tërhiqen nga disiplinat tradicionale. Aftësi më të buta. Aftësi që janë të rëndësishme në botën e vërtetë, por që mësuesit nuk i mësojnë, pasi përpiqen të gjejnë kohën vetëm për të dhënë mësimet e kërkesave të kurrikulës. Për shembull: Improvizimi, Debatet, Puna në Ekipe.

Shumica e prindërve (nëse janë si unë) do ta kenë kuptuar sesa e vështirë është të mësosh fëmijët në shtëpi. Por, ja disa ide “rebele” që dalin nga përmbysja e supozimit. Bëjini fëmijët tuaj, të ecin në pjesën e përparme të dhomës, vendosuni disa letra me tema të ndryshme dhe kapni njërën rastësisht, pastaj kthejeni atë për të zbuluar një temë. Detyra e tyre është që më pas, të kthehen në pjesën tjetër të dhomës dhe të flasin për këtë temë, për 60 sekonda.

E provova me time bijë (shtatë vjeçe) dhe herën e parë, ajo ngriu. Ajo kishte temën (“tenisi”) dhe ia doli deri në fund, megjithëse me pengesa dhe duke belbëzuar, por nga përpjekja e katërt me temën (“jeta e egër”), ajo kishte rrjedhshmëri nga fillimi në fund. Tanimë, po mëson artin e improvizimit.

Gjithashtu i kërkova asaj dhe vëllait, të shkruanin dështimin e tyre më të madh dhe ata, mësuan prej tij.

Ideja ishte të zhvendosnim konceptin e dështimit nga diçka stigmatizuese, në diçka që na ndihmon të rritemi. Ne treguam mes nesh, histori për njerëz të famshëm që kishin dështuar. Një citim i JK Rowling ishte shumë i dobishëm: “Në jetë, disa dështime janë të pashmangshme. Është e pamundur, të jetosh pa dështuar në diçka, përveç nëse jeton me aq kujdes, saqë mund të mos kesh jetuar fare – në këtë rast, ti dështon në mënyrë të paracaktuar”.

Këto janë thjesht ide kthyese që lidhen me arsimin, por jam i sigurt që mund të mendoni për dhjetëra kontekste të tjera, ku mund të funksionojë kjo teknikë. Shembulli i sistemit arsimor, nuk është të ndaloni fëmijët të përdorin njohuritë zyrtare, por të gjejnë mënyra për ta plotësuar këtë me aftësi të tjera (dhe të argëtohen në të njëjtën kohë). Shkollat ​​inovative, tashmë po i përfshijnë disa nga këto ide në kurrikula.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”

Makth... çlirim!

“Bota nën Covid-19”

Çfarë ndodh pas shërimit nga Koronavirusi?

“Dëmi mund të jetë i përhershëm”!

“Rregullat e infektimit” - matematika e epidemisë

“Nëse keni parë një pandemi … keni parë një pandemi”


Kush është autori më i mirë i vitit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!