Një projekt i ri do të bëjë bashkë çiftin e njohur të ekranit shqiptar, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi. Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja e cila ka lajmëruar fillimin e projektit të ri, përmes një serie postimesh në Instagram. Videoja e parë promocionale e projektit të ri, e tregon Jonidën duke u bërë gati për të fituar përballë “kundërshtarit” që në fakt është bashkëshorti i saj.
“Si bëhet gati Jonida ta mposhtë Besnikun?”, thuhet në siglën e emisionit, ku moderatorja shfaqet duke bërë fytyrën me shenja të kuqe, si për të na treguar se ka lindur gjithmonë gati.
Në një video të dytë, Besniku shfaqet i përgjumur, aspak gati për të fituar përballë Jonidës. Xhirimet e këtij programacioni nuk kanë nisur më herët, pasi ai do të jetë live. Ajo që dimë është se do të qeshim pa masë me ta edhe pse Jonida na paralajmëron të kundërtën:
“Është sfidë, jo humor. Apo sfidë bashkë me humor??”.
View this post on Instagram
Video nr 2️⃣ Do jete sfide dhe jo humor! Apo sfide bashke me humor?????@besnikkrapi @gjirafavideo
Tema lidhet me një garë mes tyre por çifti nuk e zbuloi se për çfarë ka nisur konkurrenca. Transmetimi do të nisë të premten e kësaj jave në platformën Gjirafa dhe titullohet “Jonida Gjith fiton”!
View this post on Instagram
Video nr 3️⃣ A mendoni edhe ju si Niki (qeni)? ? Kete te premte, live ne @gjirafavideo
Jonida me Besnikun janë në pritje të një vajze, dhe këtë e konfirmuan pak ditë pasi “iconstyle” kishte zbuluar gjininë e bebushit që do të vijë në jetë pas pak muajsh.