MENU
klinika

Çmimet Nobel 2018

Tre fituesit e Çmimit Nobel për Fizikën

02.10.2018 - 13:34

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Çmimit Nobel për Fizikën për vitin 2018. Arthur Ashkin i Shteteve të Bashkuara, Gérard Mourou i Francës dhe Donna Strickland e Kanadasë ishin tre fitues e Çmimit Nobel për këtë vit.

Komiteti i Nobelistëve vlerësoi punën e shkencëtarëve për shpikjet e tyre në fushën e përdorimit të rrezeve lazer. Dr. Ashkin shpiku “pincetat optike”, të cilat përdorin presionin e një rreze të fokusuar lazeri e cila bën të mundur që objektet mikroskopike të qëndrojnë të palëvizura gjatë studimit. Dr. Strickland dhe Dr. Mourou zhvilluan një metodë të re për të gjeneruar rreze të shkurtra pulsuese meintensitet të lartë, metodë kjo, e njohur si amplifikim i pulsifikuar.

Metoda e zhvilluar nga dr. Mourou dhe dr. Strickland në gjenerimin e rrezeve me intesitet të lartë gjen aplikim në shumë fusha të ndryshme të jetës. Përmendim këtu kirugjinë e syrit dhe në fabrika të shumta prodhimi. Pincetat optike të dr. Ashkin, i lejojnë shkencëtarët që t’i mbajnë subjektet mikroskopike të studimit të palëvizura dhe gjen aplikim në studimin e viruseve dhe mikrobeve.

Kush janë fituesit?

Dr. Arthur Ashkin është një fizikant i njohur në fushën e studimit të rrezeve lazer. Ai ka studiuar mbi to që kur ato u shpikën në vitet ’60. Ashkin është fituesi me moshën më të madhe për Çmimet Nobel. Ai e mori çmimin në moshën 96-vjeçare.
Dr. Strickland, 59 vjeç, gruaja e tretë që fiton Çmimin Nobel në Fizikë, është një profesoreshë e asociuar në Universitetin e Ëaterloo në Kanada. Dr. Mourou, 74 vjec, është profesor në Ecole Polytechnique në Francë. Mourou dhe Strickland punuan së bashku në Universitetin e Rochester në vitet 1980.

Kujtojmë se ditën e djeshme, James P. Allison dhe Tasuku Honjo morën Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi, për një zbulim të bërë në luftën kundër kancerit dhe specifikisht në forcimin e sistemit imunitar gjatë kurimit të kancerit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe