MENU
klinika

Foto

5 ushtrime që tonifikojnë krahët brenda një muaji

22.04.2020 - 11:16

Edhe pse jeni të ndërgjegjshëm që kujdesi për trupin duhet të jetë konstant dhe t’i kushtoni rëndësinë e duhur gjatë gjithë vitit, shumë njerëz zgjedhin të shkojnë në palestër ose të merren me ushtrime vetëm gjatë muajve të verës.

Për të mos thënë që disa prej jush, më përtacët as nuk i kanë filluar akoma ato duke i lënë të gjitha për në momentin e fundit me shpresën se mrekullia do të ndodhë sa hap e mbyll sytë, por që mrekullitë të ndodhin duhet të derdhni djersë e të harxhoni shumë energji. Ndoshta disa prej jush po shihen në pasqyrë duke emnduar sa mirë do të dukeshin po të tonifikonin kofshët, belin dhe të pasmet, duke harruar një pjesë shumë të rëndësishme siç janë krahët.

Krahë që varen sa herë që vishin fustane me rripa dhe që të japin idenë e lakuriqit të natës. Living ju sjell në guidën e mëposhtme 5 ushtrime që do të formësojnë krahët tuaj duke i bërë të duken të tonifikuar dhe me muskuj. Nuk keni nevojë të keni ndonjë pajisje të veçantë apo të ushtroheni si spartanët, këto ushtrime mund t’i bëni fare lehtë në shtëpi, zyrë ose edhe në një park.