MENU
klinika

6 herë radhazi shënuesi më i mirë

Goleadori Ilir Përnaska, krah Puskas e Muller

22.04.2020 - 16:31

Është krah emrave të futbollit botëror si Nordalh, Puskas, Muller e shumë të tjerë të mjeshtërave të golit. Ilir Përnaska është në mes të renditjes së shënuesve më të mirë të kohës.

Publikimi i një fakti të tillë lidhet me rastin e 100-vjetorit të golashënuesve më të mirë europianë, që “Guerin Sportivo”, revista shekullore sportive italiane, duke iu referuar IFFHS-së, bazuar në statistikat e regjistruara, arkivit e saj, bashkë me shkrimin informues, publikon edhe listën.

Emri i Ilir Përnaskës shihet qartë i vendosur në vendin e 6-të. Renditjen e kryeson suedezi Nordalh me 9 herë golashënues radhazi (në dy kampionate, atë suedez katër herë me Norrkoping dhe 5 herë në atë italian me Milanin).

Me 8 herë vijnë Sotiris Kajafos (Qipro), Ferenc Puskas (4 Hungari, 4 Spanjë). Në kuotën e 7 herë shënues radhazi është hungarezi Imre Schlosser dhe gjiganti Gerd Muller i Bayern Munich. Pastaj Përnaska ynë 6 herë në një grup me legjendën Eusebio, anglezin Jimy Grivs, spanjollin e famshëm Quin. Duke lënë pas, në kuotën e pesë herëve, Crunkle, Di Stefanon dhe ukrainasin Oleg Blohin.

Një realitet ky që të befason edhe sot kur e ndesh, i përcjell në kufijtë përtej Shqipërisë së izoluar në ato vite, por jo i harruar nga bota futbollistike, i  përfshirë në “Librin e Artë” të goleadorëve kontinentalë të historisë 100-vjeçare të tyre.

Një rast unik edhe për historinë e shënuesve të kampionateve kombëtare, ku Ilir Përnaska, është goleador i gjashtëfishtë radhazi, absolut e pa rivalë, i papërsëritshëm! Gola, shifra tronditëse realizuar në shekullin e kaluar, por që i rezistojnë viteve, dekadave edhe në atë që po jetojmë.

Shpërthimi i ciklit “përnaskian”, që regjistron një rekord original shqiptar të “Këpucës së  Artë”, e ka startin në sezonin 1970/71 (19 gola), 1971/72 (17gola), 1972/73 (12 gola), 1973/74 (19 gola), 1974/75 (17 gola) dhe 1975/76 (18 gola).

Titullar, kapiten i Dinamos, lojtar i kombëtares, karriera e tij nisi më 1967 kur ishte vetëm 16-vjeç dhe u mbyll në vitin 1981. Goleador edhe me fanellëm kuqezi, ku mbetet e paharruar dopieta në fitoren 3-0 me Turqinë në “Qemal Stafa” dhe goli i shënuar në Sofie ndaj Bullgarisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U jepet titulli “Mjeshtër i Madh”

Presidenti dekoron 4 ikona të futbollit


Statistikat e frikshme e shpallin mbrojtësin më të mirë të bergamaskëve

Gjimshiti bën 200 ndeshje në Serinë A me Atalantën

“Kthehem me buzëqeshje në fushë”

Broja rrëfehet pas dy ndeshjeve të para me Evertonin

Nga oferta 12 milionë euro për ta blerë te Seria A

Mirlind Daku zbulon detaje interesante

“Jamal, e tashmja dhe e ardhmja“

Lionel Mesi zgjedh pasardhësin e tij