WhatsApp ka lancuar ‘sticker’ të rinj me fokus tek karantina. Gjithsej janë 21 të tilla që u krijuan në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetit.
Duhet të rinovoni aplikacionin për të hyrë në paketën e re të ‘sticker’: “Së bashku në shtëpi”.
Ato përmbajnë vizatime që shërbejnë si kujtesë për të larë duart, për të kontrolluar të dashurit dhe zbatimin e rregullave të distancës sociale.
“Shpresojmë që njerëzit të shijojnë përdorimin e këtyre sticker-ve për të kontrolluar të dashurit, veçanërisht ato që ndihen të izoluar, të vetëm dhe të frikësuar,”- tha WhatsApp.
WhatsApp ka bërë një sërë ndryshimesh javët e fundit për të ndihmuar në trajtimin e krizës së koronavirusit. Dje ai ndryshoi kufirin e personave në një thirrje nga 4 në 8.