Pandemia e COVID-19, shumë si një luftë e madhe, është një moment përcaktues për botën, që kërkon reforma të mëdha të institucioneve ndërkombëtare.
Organizata Botërore e Shëndetit, besueshmëria e të cilës ka rënë ndjeshëm, mund të jetë një fillim i mirë.
OBSH është i vetmi institucion që mund të sigurojë udhëheqjen globale të shëndetit. Por, në një kohë kur një udhëheqje e tillë është e nevojshme urgjentisht, ajo ka dështuar në mënyrë. Para se ta konsideronte me vonesë shpërthimin e COVID-19 si një pandemi në 11 mars, OBSH dha udhëzime kontradiktore dhe konfuze.
Më e dëmshmja, ajo ndihmoi Kinën, origjinën e krizës, të mbulonte gjurmët e saj.
Tani dihet se kultura politike e fshehtësisë së Kinës ndihmoi për ta shndërruar një shpërthim viral lokal në fatkeqësinë më të madhe globale të kohës sonë.
OBSH ka qenë bashkëpunëtor në këtë mashtrim. Në vend që të përpiqej në mënyrë të pavarur të verifikonte pretendimet kineze, OBSH i mori ato si të mirëqena dhe i shpërndau ato në botë.
Paralajmërimi i 31 Dhjetorit të Tajvanit se transmetimi nga njeriu tek njeriu po ndodhtte në Wuhan u injorua nga OBSH, edhe pse informacioni kishte qenë i mjaftueshëm për të bindur autoritetet tajvaneze për të ndërmarrë masa parandaluese para çdo vendi tjetër, përfshirë Kinën.
Kjo i bëri vendet e tjera të vazhdonin me një vetëkënaqësi të rrezikshme, duke vonuar përgjigjet e tyre me javë të tëra.
Më 10 janar, OBSH tha se nuk “rekomandonte ndonjë masë specifike shëndetësore për udhëtarët nga dhe nga Wuhan”, duke shtuar se kjo nuk ndikonte shumë. Këshilloi gjithashtu “kundër zbatimit të kufizimeve të udhëtimit ose tregtisë në Kinë.”
Edhe pasi pulmonologu më i famshëm i Kinës, Zhong Nanshan, konfirmoi transmetimin nga njeriu në njeri më 20 janar, OBSH vazhdoi me të njëjtën rrugë.
Ndërkohë, Kina po grumbullonte pajisje mbrojtëse personale, dhe importoi pjesën tjetër të furnizimit. Në javën e fundit të janarit, vendi importoi 56 milion respiratorë dhe maska, sipas të dhënave zyrtare.
Në kohën kur OBSH e quajti përfundimisht epideminë një emergjencë të shëndetit publik më 30 janar, udhëtarët nga Kina kishin transportuar COVID-19 në cepat e largët të botës, përfshirë Australinë, Brazilin, Francën dhe Gjermaninë. Megjithatë, kur Australia, India, Indonezia, Italia dhe SHBA vendosën kufizime për udhëtimet nga Kina, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus kritikoi veprimet, duke argumentuar se ato do të shtonin frikën edhe panikun.
Megjithatë, pavarësisht nga përkrahja e përsëritur e OBSH-së për Kinën, autoritetet atje nuk lejuan një ekip të OBSH-së ta vizitojë atë deri në mes të shkurtit.
Tre prej 12 anëtarëve të ekipit u lejuan të vizitojnë Wuhan, por askujt nuk iu dha qasje në Institutin e Virologjisë Wuhan, laboratori nga i cili thuhet se ka dalë koronavirusi.
Kina jo gjithmonë e ka shijuar mbrojtjen nga OBSH. Kur pandemia e parë e shekullit të njëzetë, sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes (SARS), doli nga Kina në 2002, agjensia qortoi publikisht autoritetet kineze për fshehjen e informacionit jetësor.
Pse OBSH ka ndryshuar? Kina mbetet një kontribuuese relativisht e vogël në buxhetin e OBSH-së prej 6 miliardë dollarësh. Çështja është udhëheqja e OBSH-së.
Tedros, i cili u bë shefi i parë jo-mjek i agjencisë në vitin 2017 me mbështetjen e Kinës, u akuzua se kishte mbuluar tre shpërthime kolerash ndërsa shërbente si ministri i shëndetësisë i Etiopisë.
Sidoqoftë, pak do ta imagjinonin që, si shefi i OBSH, mikrobiologu dhe studiuesi i malaries do të ishin bashkëpunëtorë në mashtrimin vdekjeprurës të Kinës.
Tedros ka lejuar konsideratat politike të shkatërrojnë shëndetin publik.
Një peticion në internet që kërkon Tedros të japë dorëheqjen ka mbledhur gati një milion nënshkrime.Madje edhe, administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar financimin e OBSH-së, e cila përbën 9.2% të buxhetit të saj.
Bota ka nevojë për OBSH-në. Por nëse agjensia do të drejtojë politikën ndërkombëtare të shëndetit dhe t’i përgjigjet në mënyrë efektive shpërthimeve të sëmundjeve, ajo duhet të ndjekë reforma të thella që synojnë zgjerimin e juridiksionit dhe autoritetit të saj.
Kjo nuk do të ndodhë nëse dhe derisa OBSH të rindërtojë besueshmërinë e saj duke filluar me udhëheqjen e re.
Brahma Chellaney, Profesor i Studimeve Strategjike në Qendrën e Re për Kërkime të Politikave me seli në New Delhi dhe bashkëpunëtor në Akademinë Robert Bosch në Berlin, është autori i nëntë librave.
Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al