MENU
klinika

Nga Eu Observer

Edhe Evropa, ashtu si Kina, e fshehu të vërtetën?!

10.04.2020 - 14:31

Dy muaj para se Evropa të shpallej epiqendra e pandemisë, agjencia e BE-së kishte për qëllim të  ngrinte alarmin e të paralajmëronte se çfarë po ndodhtte.

“Edhe nëse ka ende shumë gjëra të panjohura në lidhje me koronavirusin, vendet evropiane kanë kapacitetet e nevojshme për të parandaluar dhe kontrolluar një shpërthim sapo të zbulohen rastet,” raportoi ajo më 25 janar.

E njohur gjithashtu si Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), misioni kryesor i agjencisë është të identifikojë, vlerësojë dhe komunikojë kërcënimet aktuale dhe ato në zhvillim për shëndetin e njeriut të paraqitura nga sëmundjet infektive.

Rreth 280 persona punojnë në agjencinë me qendër në Stokholm, buxheti i të cilit për vitin 2019 ishte pak më pak se 60 milion €.

Në atë kohë virusi kshte shpërthyer në Kinë, në Australi, Japoni, Korenë e Jugut, Tajvan dhe Tajlandë.

Kur Franca njoftoi rastet e saj të para të konfirmuara në fund të janarit, ECDC vazhdoi analizën e saj.

Ai tha që zbulimet franceze ishin në të vërtetë “dëshmi e një niveli të lartë të gatishmërisë për të parandaluar dhe kontrolluar infeksionet e mundshme.”

Në fund të marsit, Franca kishte shpallur luftë kundër virusit. Në një fjalim televiziv, presidenti francez Emmanuel Macron iu tha shikuesve se “ne jemi në luftë”.

Macron e përsëriti frazën gjashtë herë në një hapësirë ​​prej 20 minutash.

Pastaj Komisioni Evropian bëri një njoftim befasues.

Duke folur me një dhomë gati të zbrazur të eurodeputetëve në Bruksel më 27 mars,  theksoi mungesën masive të pajisjeve mjekësore të nevojshme për të luftuar pandeminë që kishte vrarë tashmë mijëra njerëz në BE.

Maros Šefčovič, Komisioneri Evropian përgjegjës për “marrëdhëniet ndër-institucionale”, u tha eurodeputetëve se 200 milion maska ​​për fytyrën dhe 30 milion frymëmarrës do të duheshin. Komisioni Evropian nuk ishte në gjendje të verifikonte nëse ato shifra ishin me të vërtetë të sakta, dhe Šefčovič mund të ketë gabuar.

Steven Blockmans, një ekspert në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane me qendër në Bruksel, i tha EUobserver muajin e kaluar, se ECDC kishte dështuar.

Në një email në këtë faqe interneti, ECDC mbrojti deklaratën e saj të 25 janarit.

Drug resistant superbugs are killing 33,000 in Europe each year ...

Agjencia tha që vlerësimi i rrezikut në të vërtetë ishte bazuar në provat më të mira të disponueshme aktualisht. Megjithëse komunikon me rrjetin e pikave të kontaktit kombëtar në secilin shtet anëtar, agjensia nuk tha se ku ishin buruar këto prova.

Në vend të kësaj, ajo tha që analiza e tyre në atë kohë tregonte se parandalimi dhe kontrolli i Covid-19 ishte i realizueshëm. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, duket se mban dy qëndrime kontradiktore. Nga njëra anë, thotë se vendet anëtare të BE-së kanë laboratorë të pajisur mirë. Nga ana tjetër thotë se ka mungesa.

Li Wenliang, një mjek në Spitalin Qendror Wuhan, u përpoq të paralajmërojë të tjerët për shpërthimin, duke u thënë atyre të mbrohen për të shmangur infeksionin. Ai ishte një nga tetë personat që policia hetoi për “përhapjen e thashethemeve”. Një ditë pasi mesazhi i tij u bë publik, Kina njoftoi para botës se një grup rastesh të konfirmuara të pneumonisë ishin shfaqur në Wuhan, Provinca Hubei.

Menjëherë pas kësaj, në janar, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) pretendoi se nuk kishte “një transmetim nga njeriu tek njeriu”. Ky mesazh u përsërit nga ECDC. Më pak se një muaj më vonë, Li Wenliang vdiq. Ai ishte infektuar nga Covid-19.

Përkthyer dhe përshtatur nga Eu Observer/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e Ke-së: Duhen investuar shumë miliarda

“Evropa ka nevojë për një Plan Marshall”

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”