Sot gjatë ditës nuk pritet ndonjë takim në mes të partive politike që po synojnë të formojnë koalicionin qeverisës, shkruan Gazeta Express.
Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar për T7 se deri më tani nuk kanë planifikuar ndonjë takim me kreun e AAK’së, Nismës, AKR’së e minoritetet.
“Jo skemi sot takim. Jo s’ma merr mendja nuk jam i sigurtë”, ka deklarur ai shkurtimisht.
Dje gjatë ditës LDK’ja ka vendosur në mbledhje të kryesisë që Avdullah Hoti të jetë i propozuar për mandatar. Sot ose nesër mbetet në dorë të Këshillit të kësaj partie të vendos nëse janë pro nominimit të Hotit.
Mustafa dje ka deklaruar se gjatë javës mund të votohet qeveria e re, duke shtuar se nominimi i Hotit ka qenë vullnet i të gjithëve.
Tashmë presidenti i vendit edhe zyrtarisht ka kërkuar nga LDK’ja që të bëjë propozimin e mandatarit./Express/