MENU
klinika

Propozimi i LDK-së për Kryeministër

“Qeveria e re mund të votohet deri në fund të javës nëse…”

23.04.2020 - 13:14

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se pas vendimit të kryesisë për të nominuar për mandatar, Avdullah Hotin, këtë propozim do ta hedhin për votim edhe në Këshill të Përgjithshëm. Ai ka deklaruar se nëse arrijnë marrëveshje me partnerët, qeveria do të votohet deri në fund të javës, raporton Express.

Mustafa tha se Këshilli do të vendos më së largu brenda dy ditëve.

“Brenda një ose dy ditëve do të marrim edhe mendimin e Këshillit të përgjithshëm”, tha Mustafa.

Kreu i LDK’së, tha se pasi që të marrin vendimin e Këshillit, atëherë do të i kthejnë përgjigje presidentit.

“Ne presim që do ta marrim atë, meqenëse e pamë edhe disponimin e të gjitha subjekteve përpos LVV’së proceduam që të jemi gati në qoftë se e marrim edhe zyrtarisht, pasi të konfirmojmë në këshill e kthejmë përgjigjen”, shtoi Mustafa, duke shtuar se nëse arrijnë marrëveshje me partnerët, qeveria do të krijohet deri në fund të javës.

“Nëse arrijmë marrëveshje me partnerët do ta arrijmë deri në fund të javës me përmbyllë këtë”, shtoi ai.

Ai ka deklaruar se fillimisht iu ishte kërkuar atij që të jetë i nominuar, mirëpo, nuk ka pranuar për arsye shëndetësore./Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN