Jetojmë kohën e re të distancimit social. Çdo aktivitet i lejuar, kushtëzohet nga mënyra të reja sjellje, këshilla këto nga OBSH./Konica.al
Në këto rrethana, vjen propozimi i çuditshëm i kreut të Bashkisë, në Osaka. Kryebashkiaku japonez pretendon, duke sugjeruar, që pazari të bëhet një punë për burrat. Kjo, sepse gratë janë gjithmonë të pavendosura dhe vonohen shumë nëpër dyqane.
Sikur shprehet Ichiro Matsui, burrat shkojnë në markete, marrin ato që u duhen dhe menjëherë ikin. Në këtë rast, kjo është mënyra e duhur për të shmangur edhe kontaktet.
Por, reagimet nuk kanë qenë shumë pozitive. Kryebashkiaku është sulmuar online nga mijëra vetë, të cilët e kanë akuzuar si paragjykues, duke mos i respektuar as burrat, as gratë.
I pyetur nga një gazetar, Matsui e pranoi, se “këshilla” mund të jetë dukur paksa pa takt, por, kështu ndodh edhe në familjen e tij.