MENU
klinika

Verdiktet e sezonit

Holanda ndalon futbollin, nuk ka ekip kampion

24.04.2020 - 19:14

Qeveria e Holandës ka marrë një vendim të prerë se në vend nuk do të luhet futboll deri në muajin shtator. Deri këtu në rregull, pasi do të dukej i pranueshëm ky vendim, duke parë situatën në të cilën ndodhet bota për shkak të pandemisë.

AZ Alkmar këtë sezon po arrinte të ndiqte këmba këmbës Ajaksin, por koronavirusi i arriti ata në pikë të barabarta, me kampionët në fuqi, që arrinin të qëndronin në vendin e parë për shkak të golavarazhit dhe ndeshjeve direkte.

Por kampionati holandez këtë vit nuk do të ketë një fitues. Ajax, që ndodhet në vendin e parë nuk do t’i jepet titulli kampion dhe as dy skuadrat e vendit të fundit nuk do të bien nga kategoria. Den Hag dhe Ualuik do të vijojnë të luajnë në elitën e futbollit tulipan.

Mbeten për t’u qartësuar ende disa detaje, pasi edhe pse nuk kanë një kampion, dikush duhet të përfaqësojë vendin në Europë. Kampionatit holandez i duheshin edhe 9 javë për t’u mbyllur, ndërkohë që ky vendim i paprecedentë pritet të ketë reagime të forta nga ana e opinionit sportiv.