Ai është 53-vjeç, por kjo nuk e pengon atë të rikthehet në ringun e boksit për një kauzë të rëndësishme. Mike Tyson shumë shpejt do të kthehet të boksojë. Këtë e ka zbuluar vetë boksieri amerikan në një lidhje direkte në Instagram me reperin T.I.
Ish-kampioni ka shpjeguar më pas arsyen që do ta shtynte të kthehej në ring: “Dua të shkoj në palestër dhe të kthehem në formë në mënyrë që të bëj boks për tre ose katër raunde për bamirësi”. Tyson më pas ka zbuluar se ka filluar të bëjë ushtrime dhe stërvitje për boks.
“Po filloj të jem në formë më të mirë”, ka thënë ai, duke pranuar se rivënia e dorezave “ka qenë e vështirë”, sepse trupi i tij është përkeqësuar.” Pavarësisht nga kjo, Tyson ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u kthyer në ring. “Dua ta bëj për bamirësi, të grumbulloj fonde dhe të ndihmoj të pastrehët dhe ata që kanë varësi nga droga si unë”, – ka përfunduar legjenda e boksit.