MENU
klinika

I transferuar nga Sanatoriumi

Elbasan/ Një mjek rezulton pozitiv me Covid-19

26.04.2020 - 10:36

Një mjek i Sanatoriumit, tanimë të transferuar në Elbasan, mësohet se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mjeku me iniciale P. M i përket stafit të Dispançerisë që po përkujdeset për të sëmurët me pneumoni në Spitalin e Elbasanit.

Pas transformimit të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Covid-2, të sëmurët u transferuan në Elbasan në godinën e Neurologjisë dhe Kardiologjisë. Aktualisht sektori ka 4 mjekë dhe 6 pacientë.