MENU
klinika

Mbyllja e tregjeve i ka lënë pa të ardhura

Tregtarët e Shkodrës dhe Vlorës në protestë

27.04.2020 - 09:30

Mëngjesin e sotëm tregtarët e Zdrales në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë para bashkisë. Ata shprehen se pasi u hoqën nga tregu pa asnjë lajmërim dhe me afat dy javë, tashmë kanë mësuar nga mediat se tregu nuk do të hapet deri në qershor.

Sipas tyre, nëse kjo gjendje do të vazhdojë situata do të rëndohet edhe më tepër për ta. Protestuesit shprehen se më këtë aktivitet mbajnë familjen dhe me dëmtimin e mallit tashmë ndodhen në kushte shumë të vështira dhe pa të ardhura.

”Ne nuk perfitojme as nga paga e luftes, sepse kemi qene tregtare ditor te pasiguruar

I bëjmë thirrje bashkisë te na gjejë nje zonë tjetër për tregtim, të na jape zgjidhje, jemi te gatshem te paguajme edhe taksat”, shprehen disa nga tregtarët.

Tregtaret patën debate me drejtuesin e policise bashkiake, Anton Hasanpapaj, ku ky i fundit ju premtoi se do të dergojë shqetësimin e tyre në instancat përkatese.

Ndërkohë protesta kanë zhvilluar edhe tregtarët e orizit në qytetin e Vlorës. Kjo është e disata herë që tregtarët protestojnë për mbylljen e orizit.

”Na e kanë pezulluar punën e tregut dhe duan të na e hapin sa më shpejt se jemi pa bukë.

Nuk na kanë dhënë asnjë zgjidhje, kemi 15 ditë sa andej kënde”, shprehen disa nga tregtarët. E pranishme në protestë ka qenë edhe një grua shtatzënë.

”Kam dy muaj jam në veshmbathje, paguaj dhe taska. Me qera edhe shtëpinë edhe këto, po më mban mamaja me bukë. Do vijë në jetë ky tjetri me ca do e pres, me çfarë do shkoj te doktori? Nuk na japin asnjë zgjidhe, vijnë këtu edhe na përcjellin. Qeranë me çfarë do e paguaj?” tha ajo.

Të gjithë së bashku tregtarët i kanë bërë apel bashkisë së Vlorës me thirrjet: “Leli dil në pune”, Bashkia hape derën”, Duam punë, duam bukë” ,”Na jepni pergjigje”.

Kur kanë kaluar 15 ditë nga mbyllja e tregut, në protestë kanë marrë pjesë jo vetëm tregtarët e fruta perimeve por edhe të industrialeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregtarët në protestë para bashkisë

Mbyllet “tregu i orizit” në Vlorë