27.04.2020 - 10:48
Palët politike në Komisionin për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord për ndryshimin e periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve.
Ka pasur dy propozime 15 prill deri në 15 maj ose 1 tetor deri në 31 tetor. Por palët janë në prag të një dakordësimi për periudhën 15 prill – 15 maj.
Sipas anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, mbajtja e zgjedhjeve në muajin qershor ka ndikuar negativisht sa i përket procesit të turizmit.
Nëse zgjedhje e 2021 do të mbaheshin në fund të qershorit, pritet që zgjedhjet parlamentare të jenë mes periudhës 15 prill-15 maj.
Komisioni i Reformës Zgjedhore ishte planifikuar të përfundonte në 15 mars, por për shkak të koronavirusit ky afat është shtyrë.